Kristi shpërthen ndaj Luizit dhe Kiaras: “Pa identitet, nuk keni karakter”

Kristi dhe Luizi kanë debatuar së fundmi me njëri-tjetrin, teksa në debat është përfshirë dhe Kiara, ku po shohim skena të reja në Big Brother VIP.

Sipas Kristit, dyshja nuk kanë identitet as karakter dhe kanë arritur deri këtu me gjërat më mediokre.

Kjo është biseda mes tyre:

Luizi: Po mundohesh të krijosh një tip flirti me Jorin, kjo është tentativa jote e tretë. Kjo është e vetmja mënyrë që ti ke për të luajtur këtë lojë, veç me këtë ke ecur

Kristi: Dhe ti me marrëdhënie ke ecur

Luizi: Unë e kam grua

Kristi: Marrëdhënie, martesë, grua, quaje ça të duash. Edhe ti me marrëdhënie ke ecur

Luizi: Me një jo me tre

Kristi: Ti ishe më i zgjuar se mua, më i aftë

, Teleshkronja Post

Luizi: S’ka lidhje, unë këtë kam laj shpëlaj

Kristi: Shyqyr që e gjete

Kiara: Si thua që ka ecur vetëm me marrëdhënie kur ka bërë lëmsh gjithë shtëpinë?

Kristi: Meritë e madhe kjo Kiara: Në lojë normal Kristi: Prandaj them unë që ju jeni pa karakter, se mbështet një gjë që e di që s’është e mirë

Kiara: Pse s’është e mirë për ty nuk do të thotë që nuk është për mua

Kristi: Po nuk ke karakter o Kiara, s’ke personalitet

Kiara: Një argument ndjek ti, e kam dëgjuar këtë që kur kam hyrë. Ti ngele një herë te njëra iher te tjetra.

Kristi: Nuk keni identitet fare, jeni dy njerëz që keni ecur me gjërat më mediokre që ka në botë.

Burimi: Top Channel