Kryeministri Edi Rama fton në podcastin e tij Luiz Ejllin dhe Benet Becin [video]

Kryetari i Partisë Socialiste njëherit Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një video në Facebook bashkë me Luiz Ejllin dhe Benet Becin.

Në “podcastin” e tij, “Blu Brodhërs” Rama ka postuar trilerin e episodit të shtatë, njofton TeleshkronjaPost.

E të ftuar ai ka dy miq special që janë: Luiz Ejlli dhe kryetari i porsa zgjedhur i Shkodrës, Benet Beci.

“Nesër … FLASIM”, ka shkruar Rama në facebook.

Kujtojmë që Partia Socialiste fitoi në Shkodër me Benet Becin, i cili për ta marrë drejtimin e Shkodrës u ndihmua edhe nga fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli.

Ky i fundit kishte thënë në “rrëfimin e jetës” në BB se kishte qenë Benet Beci që i kishte dhënë atij punë pasi që ai ishte ndarë nga vajza e ish Kryetarës së Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.