Kur do të debutoj uellsiani Gareth Bale në Amerike?

Senzacioni i këtij afati kalimtar – lojtari i ri i Los Angeles FC, Gareth Bale, do të luaj së bashku me yllin meksikan Carlos Vela dhe italianin Giorgio Chiellini.

Tani Los Angeles FC është lider në ligën amerikane MLS me 33 pikë, ndërsa ardhja e dy evropianëve e bën klubin si favorit për ta fituar titullin, transmeton TeleshkronjaPost.

Pas disa sezonesh me Real Madridin dhe pas faktit që ai ishte lojtari kyç që i ndihmoi Uellsit të rikthehej në Kupën e Botës, Bale mbërriti si lojtar i lirë në Los Angeles FC, por ajo që nuk dihet deri më tani nuk ka asnjë datë se kur do të debutoj

Duke pasur parasysh ardhjen e tij të fundit nga Europa, është e vetëkuptueshme që Bale nuk është ende gati për të luajtur këtë javë, kur LAFC do të përballet më 2 korrik kundër Montreal Whitecpaps./TeleshkronjaSport/