Kurti për përkrhajen ndërkombëtare pas aksionit në veri: “E kemi dhe mirë po shkon puna”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një prononcim për RTV Dukagjinin ka folur për qortimin e djeshëm ndërkombëtar pas aksioneve të Policisë së Kosovës në komunat veriore për të siguruar qasjen e kryetarëve të zgjedhur brenda objekteve komunale.

Kurti ka thënë se ajo që ka ndodhur dje ka qenë synim që kryetarët e zgjehdur në mënyrë demokratike të kenë qasje në zyrat e tyre për t’iu shërbyer qytetarëve pa dallime.

Ai ka thënë se beson që për këtë do ta ketë mbështetjen e faktorit ndërkombëtar.

‘Sa i përket ditës së djeshme, ajo që është e rëndësishme të theksohet është se krejt cka kemi synuar është që kryetarët e komunave të zgjehdur në zgjedhje demokratiek të kenë qasje në zyrat e tyre ku duhet t’iu shërbjenë qytetarëve. Dhe besoj për këtë do ta kemi edhe mbështetjen ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.

I pyetur nga gazetarja se nuk duket që ka mbështetje ndërkomëbtare për veprimet e djeshme, Kurti ka thënë se “E kemi dhe mirë po shkon puna”

Ndryshe gjatë ditës së djeshme SHBA-ja ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës pas aksionit në veri. DASH madje ka theksuar se ajo që ka ndodhur dje do të ndikojë raportet e Kosovës me SHBA-në pasi që aksioni në veri është realizuar kundër këshillës amerikane.