“Kush je ti që më bërtet ?”, Kiara shpërthen në lot, fjaloset keq me Luizin

Luizi është mërzitur mbrëmë me Kiarën pasi kjo e fundit ka qëndruar me Oltën në suitë, një natë që ia kishte caktuar Vëllai i Madh. Teksa vajzat po argëtoheshin në shoqërinë e njëra-tjetrës, Luizi ka hapur derën e suitës dhe i ka folur i mërzitur Kiarës.

Pas darkës mes dy vajzave, Kiara ka shkuar në dhomë dhe aty kanë nisur debate të forta mes saj dhe Luizit.

Kiara i ka kërkuar Luizit hapësirë të luajë edhe ajo dhe është ndjerë e ofenduar kur në një moment Luizi i fishkëlleu që ajo ta kishte vëmendjen tek ai.

Kiara shpërtheu në lot dhe i kërkoi Luizit të largohej duke i thënë se e ka bërë të ndihet e pavlerë.

“Mos më fol mua ashtu sikur po i flet një qeni rruge! Më ke bërë të ndihem e pavlerë!”, i tha Kiara Luizit mes lotësh.

Në fund Luizi i ka kërkuar ndjesë Kiarës dhe janë pajtuar.