Liverpool kontakton Realin për Marco Asension.

Asensio ende nuk e ka vendosur të ardhmen, ka pesë oferta në tavolinë.

Liverpool, ka kontaktuar Real Madridin në lidhje me një marrëveshje të mundshme për Marco Asension.

Reprezentuesi spanjoll po sheh një largim nga Santiago Bernabeu, por sugjerohet që çdo marrëveshje këtë verë do të kushtojë rreth 40 milionë euro.

Sulmuesi spanjoll ka vendosur të largohet nga Los Blancos, pasi nuk po arrin të jetë një futbollist i formacionit bazë.E ardhmja e tij është mes kampionatit italian Serie A dhe atij anglez Ligës Premier.

Marca ka raportuar se reprezentuesi spanjoll nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij dhe para vetës ka pesë oferta të rëndësishme, tri nga Anglia dhe dy të tjera nga Italia.

Newcastle United, Arsenal dhe Manchester United janë tri skuadrat angleze që e kanë ofertuar sulmuesin spanjoll.