Luizi: “Efi po bën viktimën që të ketë vëmendjen e publikut, po e kopjon Oltën”

Në emisionin “Prime” të së shtunës, Efi dhe Luizi u shpallën si dy prej banorëve më të pëlqyer nga publiku, në një votim televiziv që zgjati vetëm disa minuta për të zgjedhur fituesin.

Ky i fundit deklaroi (Luizi) se taktika e Efit ishte të kthehej kundër shtëpisë së të gjithëve, në mënyrë që të arrihte të fitonte favorin e publikut, shkruan Teleshkronja Post.

Luizi pretendoi se Efi po përpiqet të bëhet viktimë, vetëm për të tërhequr vëmendjen e publikut, gjë që Qetsori e kundërshtoi me bindjen se Efi Dhedhes ka një karakter guximtar dhe nuk po përdor taktika të tilla.

Megjithëse Olta nuk ndodhet më në shtëpi, Luizi e ka përmendur atë disa herë, duke thënë se shtëpia ka nevojë për një personazh si ajo, ndërsa thotë se Efi po përpiqet të kopjojë stilin e saj.

Dihet poashtu se Efi dhe Luizi ishin miq shumë të mirë deri para se Efi të dilte nga shtëpia në fillim të muajit shkurt, mirpo rikthimi i saj i ka trazuar ujërat.

Sido që të jetë, këtë javë Efi dhe Luizi do ta shijojnë imunitetin, pasi janë zgjedhur të preferuarit nga publiku, njofton TeleshkronjaPost.com