Luizi i bën ofertë papritur Kristit, ja për çfarë bëhet fjalë (VIDEO)

Mbremjen e djeshme, pasi hapi Kutinë e Pandorës, Nita zgjodhi të çojë në nominim çiftin Qetsor-Kristi dhe çiftin Olta-Kiara. Çifti që votohet më shumë nga publiku, do të përballet kokë më kokë të martën dhe një banor del nga shtëpia.

Luizi ka biseduar së fundmi me Kristin në lidhje me këtë nominim dhe i ka bërë një ofertë. Ai i ka propozuar: Të eliminojmë Qetsorin. Për ta bërë këtë Luizi i ka thënë Kristit që mos të krijojë situata dhe debate me Qetsorin pasi kjo do të “fuqizonte” Qetsorin dhe do e penalizonte atë.

Nga ana tjetër Kristi i ka treguar se Olta do bëj çmos që të largojë Kiarën nga shtëpia. Vetë aktorja tha mbrëmjen e djeshme se meqë Luizi i nxorri Armaldon, ajo do i largojë Kiarën./TeleshkronjaPost.com/