Luizi: “Nëse Olta dhe Kiara përballen, del Olta Gixhari”

Luizi e ka studiuar shumë mirë lojën e një fituesi në Big Brother Canada, për pasojë shumë situata që ai krijon në shtëpi, përfshirë “kurthin” që i ngriti Armaldos dhe Kristit në tualet, i ka kopjuar nga James.

Duke biseduar me banorët në oborr, ai tha se një nomimin i ngjashëm me të kësaj jave, ndodhi edhe në Kanada, ku dy lojtarë të fortë, dolën “kokë më kokë” me njëri-tjetrin.

Ai tha se ka gjasa që në nominim të shkojnë Kristi dhe Qetsori.

I pyetur nga Olta se çfarë do bëjë ai, nëse publiku dërgon në televotim atë dhe Kiarës, Luizi tha se ai nuk ka për të bërë asgjë, pasi nëse ato të dyja dalin “kokë më kokë” me njëra-tjetrën, largohet Olta. /TeleshkronjaPost.com/

, Teleshkronja Post