Luizi për debatin me Valbonën: Lotët e saj më nxjerrin mua jashtë shtëpisë

Pas debatit me të, Valbona ka shpërthyer në lot madje e ka konsideruar si një ‘gjyq publik’ ndërsa një pjesë e banore thanë se kjo ishte ‘dhu.në psiqike’ ndaj saj.

Kjo situatë u diskutua edhe gjatë natë së sotme të spektaklit (e martë) ku Valona u shpreh e prekur duke thënë se nuk duhej të ishte kryqëzuar si të ishte një krim.

Ndërkohë, Luizi tha se kur ai debaton me të tjerët dhe diskutimi kalon në lot dhe emocione të tilla kjo mund edhe të ndikoj në largimin e tij nga shtëpia, transmeton TeleshkronjaPost.

“Unë ka ardhur të luaj dhe dua të fitoj dhe se është e ndjeshme ajo dhe dëshiron të qaj mua lotët e saj më nxjerrin jashtë, nuk ka arsye për këtë, se dëshiron të bëjë diçka në kokën e saj le të vazhdon, ajo ka aq koincidencë me mua e kemi treguar as dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin sa me ma lejuar që t’i kërkoj llogari se për çfarë e bëri sepse e dinë se çfarë sjell një avantazh loje”, u shpreh Luizi.

Ndryshe, theksojmë që banori që u largua nga BBVA ishte Bledi Mani, ai zgjodhi që të tërhiqej nga loja me vet dëshirë duke shpëtuar kështu një eliminim të mundshëm të Luizit dhe Kiarës që ishin të nominuar bashkë me gazetarin./TeleshkronjaPost/