Luizi për përjashtimin e Ermionës: “Të fuste frikën”

E shumë përfolura e cila trazoj ujërat, Ermiona. Mbrëmjen e sotme në “Big Brother VIP prime” u komentua përjashtimi i Ermionës dhe Evës, transmeton Teleshkronja Post.

Përsa i përket Jonës, Luizi tha se ajo nuk e kishte pritur aspak mirë komentin e Zhaklin Lekatarit e cila i tha “Po sikur të ishte vajza jote?” në lidhje me ngjarjen që ndodhi mes Luizit dhe Kiarës.

Këngëtari shtoi se Jona ishte shumë e ngarkuar dhe reagonte keq për çdo gjë. “Zarfi ishte i qartë. Jona ishte e ngarkuar që nga dhoma e surprizave, e mori keq krahasimin që i bëri Zhaklin. E mori komplet keq komentin e Zhakut. Kushdo që i fliste, e merte keq çdo gjë. Dhe prandaj i thoja fli, fli. Do ishte e vështirë për ne, pasi në çdo situatë, do prisnim reagimet e saj. I ka dhënë këto shenja edhe më përpara me Dean, për rrobat. U dridhte dhe të fuste frikën. Na krijonte dhe neve nje situate te sikketshme”, tha Luizi.

“Mua më erdhi shumë keq për daljen e Ermionës sepse ka qenë shumë e veçantë me gjithë dramat e saj”, shtoi Arbana Osmani.

, Teleshkronja Post