Luizi përlotet për Efin: Unë një t’keqe e kam, qaj një ditë me vonesë

Nata e kaluar në prime-in e Big Brother Vip Albania nuk shkoi edhe aq mirë për ekipin më të komentuar: Luizi, Kiara dhe Efi.

Meqenëse Dea Mishel kishte mundësinë të dërgonte tre persona në nominim, ajo zgjodhi pikërisht ata.

Kësisoj, e nominuar nga gara mbeti Efi, diçka që i mërziti shumë publikun dhe banorët.

Në rrjete sociale janë publikuar pamje të Luizit dhe Valbonës teksa e komentojnë largimin e Efit.

“Unë nji t’keqe e kam që kjaj një ditë me vonesë”, i tha Luizi Valbonës teksa ishte përlotur për largimin e Efit.

Edhe Valbona nga ana tjetër tha se “Ishte bërë mbrëmë e bukura e dheut dhe ma largonte mallin për bijen time”.

@visoovilla #luizejlli ♬ original sound – VisooVilla??