Luizi tallet dhe ironizon me banorin e ri – Bledin: Duhet të bëjë 3 kërkesa me shkrim, 2 emaile dhe 7 fakse për me fol

Që nga hyrje e tij në shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e djeshme, banori i ri, gazetari Bledi Mane ka ngjallur polemika. Mëngjesin e sotëm mes Luizit dhe Bledit u krijua një debat pasi ky i fundit u ankua për gërhitjen e Luizit gjatë natës.

Duke biseduar me Kristin dhe Oltën, Luizi shprehet i nervozuar nga sjellja e Bledit, duke shtuar se as nuk i intereson si banor e për pasojë as nuk do ta dëgjojë.

, Teleshkronja Post
Bledi Mane dhe Luizi në natën e parë kur hyri gazetari Mane.

Sipas Luizit banorët po i japin rëndësi duke u shoqëruar me të në shtëpi.

Olta: Po mirë është gazetar…

Luizi: Po le të ikë, të na lërë rehat. Mbushu pra, ik me shokë.

Olta: Unë i dëgjoj njerëzit Luiz. Ti i paragjykon.

Luizi: Nuk dua t’i dëgjoj fare

Krisit: Nuk i heqim dot qafe për 2 javë, as këtë dhe as të tjerët.

Luizi: Ëëëë vazhdon mbledh grupin, çon Tean prej varrit ti. Pse e hëngri Amosi.

Olta: Po nuk e hëngri prej meje Amosi pra.

Luizi: Por prej kujt, çon Tean ti pra.

Olta: Tea është në gjumë komplet. E dinë, këto ditë ajo me Dean do bëjë kërdinë, ja prit. Unë jam tërhequr komplet nga ato të dyja. Prit.

, Teleshkronja Post

Luizi: E më thotë mua më lë në baltë mos u dorëzo.

Olta: Nuk dorëzohem, por Dea dje më atakoi. I thashë e nise lojën ngaqë je në nominim dhe ika.

Luizi: Për mua nuk ekziston ai njeri (Bledi). I thashë o vëlla më lër rehat se nuk ta kam terezinë. Nëse nuk të pëlqen aty merr dyshekun e fle në pishinë i thashë.

Kristi: Ti për momentin mos i jep rëndësi.

Luizi: Ju i jepni rëndësi, vini dy orë vërdallë pishinës. Ju e dini, si të doni. Ai të rrijë në radhë për me prit me fol. Të rrijë atje dhe kur të ma japë truri t’i them hajde. Lloji i tij që ka ardhur me sëpatë në dorë duhet të bëjë 3 kërkesa me shkrim, 2 emaile dhe 7 fakse për me fol. Pastaj të presë./TeleshkronjaPost/