Lulzimi, djali i Adem Jasharit këndon këngë patriotike (VIDEO)

Lulzimi djali i heroit Adem Jashari është personazh jo mjaft i pranishëm në media dhe në publik. Por, këtë herë ai ka marrur vëmendjen e publikut.

Në një odë së bashku me Fatmir Limanin ai po këndonte këngë patriotike.
Ndër këngët që këndoi ishte edhe “Kënga mbetet vaji i burrave”.

Videon e ka publikuar Fatmir Limani në profilin e tij në “Facebook”.

“Kënga mbetet vaji i Burrave” !

Bashkë dhe në konak me Burrat që nuk shkruan, por kanë bërë histori nga më të lavdishmet…

04/05 Shkurt, 2023 “Kodër e Diellit”, shkroi ai./TeleshkronjaPost/