Makina e parë MADE IN ALBANIA: Edi Rama dhe sipërmarrësja shqiptare njoftojnë planin

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se është gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare, si një partneritet i kompanisë Timak me shtetin shqiptar.

Kryeministri ndau në rrjetet sociale një foto me Arjeta Pucën, sipërmarrësen që aktualisht prodhon makina në fabrikën e saj në Shqipëri, njofton TeleshkronjaPost.

Fabrika e saj është përzgjedhur nga organizata e OKB për të prodhuar 500 autoambulanca që do të dhurohen për Ukrainën, e cila ka shumë nevojë për mjete shkaku i luftës.

”Gati plani për prodhimin e supermakinës shqiptare, si një partneritet i kompanisë Timak me shtetin shqiptar”, shkruan Rama në Facebook.

Së bashku me familjen, Arjeta ka themeluar në vitin 2016, kompaninë TIMAK, duke prodhuar deri tani mbi 150 autoambulanca, për spitalet shqiptare si edhe për vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Turqia dhe shtete të tjera.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në rrjetin social Facebook: