Markus Preiss, njëri prej gazetarëve më të famshëm televizivë gjerman, flet për Vjosa Osmanin
Markus Preiss, njëri prej gazetarëve më të famshëm televizivë gjermanë, shef i studios së televizionit publik gjerman ARD në Bruksel, po shkruan me sa vijon në Twitter:
“Kush dëshiron të shoh se si bëhet komunikimi shumë i mirë politik, duhet ta shoh paraqitjen e sotme të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor. E qartë si kristali, argumentuese, e strukturuar, pozitive dhe e përsosur retorikisht”.
Nga viti 2024 Markus Preiss do të jetë shef i zyrës së televizionit gjerman ARD në Berlin. Ky është ndër postet më të rëndësishme në gazetarinë gjermane.