Mbrojtësi holander De Ligt drejtë Bundesliga-s gjermane

Pasi u hap tregu i transferimeve i aftatit kalimtarë veror, numri i të interesuarve për De Ligt po rritet.

Mbrojtësi holandez ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga skuadra e Juventus dhe nuk do të rinovojë kontratë me ‘Zonjën e Vjetër’.

Chelsea është skuadra që e dëshiron lojtarin, por londinezët do të hasin në rivalitet me një tjetër gjigant evropian.

Mediat italiane shkruajnë se skuadra e Bayern Munich është ajo që ka nisur tentimet për De Ligt.

Thuhet se mbrojtësi ka kontaktuar me Julian Naglesmann dhe me drejtorin sportiv të Bayern, Salihamidzic.

, Teleshkronja Post

De Ligt është impresionuar nga planet e dyshes së Bayern dhe mund të jetë pro një kalimi në ‘Allianz Arena’.

Juventus pritet të kërkojë 60-80 milionë euro për mbrojtësin 22 vjeçar, raporton Teleshkronja Post.