Meti përplaset ashpër me Edona James, pasi u zgjedh e preferuara e publikut, eskalon situata (VIDEO)

Pasi u zyrtarizua se Edona James është zgjedhur njëra prej tre banorëve më të preferuar të publikut në Big Brother VIP Kosova 2, duket se ka zgjuar pakënaqësi tek banorët, veç se disa e kanë mbajtur brenda, e disa kanë shpërthyer.

Një prej atyre që nuk po pajtohet kurrsesi me realitetin është Meti, i cili i është vërsulur duke e provokuar Edonën dhe duke i bërë presion se s’do ta lëjë të flejë gjithë javën.

Shprehjet e Metit kundrejt Edonës kanë qenë goxha vulgare, bashkë me tonin e tij të lartë të zërit, transmeton TeleshkronjaPost.

Gjithsesi, për të mos e ekzagjeruar, shiheni vetë videon në linkun e mëposhtëm, dhe gjykojeni situatën!