Momente të sikletshme, si shkoi mbrëmja e parë e Keisit dhe Kristit pas hyrjes së Sabianit [VDIEO]

Hyrja e befasishme e Sabianit në “BigBrotherVIP” ka trazuar jo pak marrëdhënien e vajzës së tij Keisit me Kristin. Çifti është parë mjaft në siklet pas përfundimit të Prime-it, ndërsa Sabiani nuk ka ngurruar të shprehë qëndimin e tij kundër lidhjes së tyre.

“Dilema ime ma qenë që ajo është naive. Njerëzit janë gjej shesh, bëj përshesh. Unë jam më i rrahur me këto gjëra. Më ka rënë diçka që nuk e prisja, nuk prisja të më ndodhte kjo gjëja”-tha Sabiani në një diskutim me Oltën dhe Qetsorin.

Nga ana tjetër, Kristi ka pranuar se është në siklet, ndërsa në një diskutim me vajzat, ka shprehur se do ta respektojë Sabianin.

“Çdo gjë që do thotë ai unë do ta respektoj. Nuk dua ti imponoj, edhe atë kafen ia dhashë që shiko “unë jam cool”. Po të bëja tangërllik do e kisha shumë më të thjeshtë”-tha Kristi.

Në një tjetër moment, Kristi iu drejtua Keisit: “Ke shumë ti në dorë, mos e hiq përgjegjësinë nga vetja” Çifti ka patur edhe një takim fshehurazi Sabianit në oborr./TeleshkronjaPost/