Ndërkombëtarët këmbëngulin: Asociacioni bëhet me ose pa Albin Kurtin

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë ka thënë se Kosova duhet të tregojë se çfarë Asociacioni po kërkon meqë ka treguar atë që s’e do.

I besuari i Uashingtonit për dialogun, Escobar, tha se Asociacioni nuk do të jetë një republikë e re serbe si në Bosnje për gazetën austriake “Die Presse”

“Ai përmendi në Marrëveshjen e Brukselit, Konkluzionet e Këshillit Europian dhe Marrëveshjen e Ohrit. Dhe ka gjithashtu një angazhim të SHBA për këtë. Pra, Asociacioni i Komunave Serbe duhet të bëhet.

Pyetja është: si do të duket? Nëse Kosova nuk dëshiron një Republikë të re Srpska si Bosnja, duhet të na japë një ide se çfarë dëshiron. Na thanë atë që nuk duan. Tani ata duhet të na thonë se çfarë duan. Ne jemi duke pritur për atë.

Kosova duhet të lëvizë menjëherë këtu dhe të na japë një draft-marrëveshje. Sepse Marrëveshja e Ohrit varet shumë nga krijimi i asociacionit të komunave”-shtoi Escobar për gazetën Die Presse.

Mbrëmë Escobar dhe Lajçak zhvilluan takim me kryeministrin Albin Kurti, ku patën tre kërkesa të çarta për Kosovë dhe presin zhvillime drejt tyre. /TeleshkronjaPost.com