Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar [FOTO]
![Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar [FOTO] 1 Post , Teleshkronja Post](https://teleshkronjapost.com/wp-content/uploads/2023/03/gazetaria-internetiradio-televizioni.jpg)
Gazetari Milto Baka, një ndër emrat e rëndësishëm të Radio Televizionit Shqiptar, është ndarë nga jeta në moshën 77 vjeçare.
I ndjeri ishte në vite shefi i Departamentit të Informacionit në RTSH.
Ai ka lënë pas një karriere të konsoliduar në median e shkruar dhe atë radiotelevizive.
Bashkë me emra të tjerë të shquar si Alfons Gurashi, Shyqyri Skënderi, Tefta Radi, Amalia Dhamo e shumë të tjerë, Milto Baka ishte ndër gazetarët e parë që themeluan gazetarinë televizive shqiptare./TeleshkronjaPost/
![Ndërron jetë gazetari i njohur shqiptar [FOTO] 2 Post , Teleshkronja Post](https://teleshkronjapost.com/wp-content/uploads/2023/03/gazetari-shqiptar.jpg)