Ndërron jetë këngëtari Evans Rama

Këngëtari Evans Rama është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare. Evans Rama humbi jetën pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

Ai do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Evans Rama ka marrë pjesë në veprimtari të ndryshme kombëtare e në disa festivaleve kombëtare, transmeton TeleshkronjaPosot.

Ai e ka filluar veprimtarinë si këngëtar që në fëmijëri, por u bë i njohur me pjesëmarrjen e tij në vitin 2005, në “Top Fest 2” me këngën “Cast Dobesie (Është Vone)”. Evansi lindi në Tiranë më 17 shkurt 1973.

Festivalet ku ka marrë pjesë i ndjeri Evans Rama:

evans rama, Teleshkronja Post

Në Shtator 2006, pjesëmarrës në Mikrofoni i Artë 2006 me këngën “Dashuria Nuk Është Ëndërr”.

Në Nëntor 2006,në Kënga Magjike 2006 me këngën “U Ktheva”.

Në Dhjetor 2006,në Festivali i 45-të në RTSH me këngën “Nata E Fundit”.

Në Shtator 2007, në Mikrofoni i Artë 2007 me këngën “Dua Te Ndryshoj”.

Në Dhjetor 2007, në Festivali i 46-të në RTSH me këngën “Drita E Hënës”.

Në Dhjetor 2010, Festivali i 49-të në RTSH me këngën “Sonte”.

Në Qershor 2011, në Top Fest 8 me këngën “Ndoshta Kemi Për Te Thënë”.

Në Dhjetor 2011, në Festivali i 50-të në RTSH me këngën “Ti Nuk Mundesh”.

Në Dhjetor 2015, në Festivali i 54-të në RTSH me këngën “Flakë”.

Në Dhjetor 2017, në Festivali i 56-të në RTSH me këngën “Gjurmët”