Nervozohet fort Xhuli, e pyet Brunon: “A po të dukem eskortë e Dubait?” [VIDEO]

Garuesi i formatit Big Brother VIP Kosova, Bruno, i cili ka hyrë kohët e fundit në program, i ka dalë goxha në krah Vedatit, derisa nuk iu ka ikur përplasjeve të shumta me Xhulin gjatë ditës së sotme.

E për ta dërguar më tutje këtë, mbrojtja e Brunos e ka acaruar aq shumë Xhulin, teksa kjo e fundit i ka bërë me ton të lartë të zërit disa pyetje konkurrentit nga Shqipëria.

“Stresi më ka kërkuar falje për goditjen në të pasme. Vedati se ka bërë, prandaj mendoj që është dyfytyrësh. A po të dukem eskortë e Dubait?”, i ka thënë pos tjerash Xhuli, Brunos.

Për ta parë përplasjen e plotë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm./TeleshkronjaPost/