Nita dhe Bledi vazhdojnë sherrin, debati agravon me fjalor banal

Rubrika “Trotuar” trajton tema të cilat prekin diskutimet e përditshmërisë sonë. E ftuara e kësaj jave ishte këngëtarja Nita Latifi, njofton TeleshkronjaPost.

Artistja ng Kosova, këndon ekskluzivisht për here të pare këngën më të re “2 Gota”, teksa gjithashtu më në fund përballet me Ronaldon Sharkën dhe Bled Manen.

Fillimisht debati në emision nisi mes Ronaldo Sharkas dhe Nitës, ku Ronaldo kritikonte Nitën për sjelljen me Bledin në lidhje me kritikat e Bledit Manes drejtuar vajzave nga Kosova.

Nita Latifi me gazetarin Bledi Mane kishin filluar me ca flirtime sa ishin brenda shtëpisë së Big Brother Albania, megjithatë pas daljes nga shtëpia, ka filluar agravimi i debatit mes tyre, shkruan Teleshkronja Post.

Në një moment Bledi Mane shpërthen ndaj Nitës duke përmendur edhe fjalë banale, duke nxitur reagim dhe pakënaqësi nga e gjithë studio.

Për ta kuptuar më mirë se çfarë ndodhi dhe qfarë debatuan mes tyre Nita Latifi, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka, shikoni videon e më poshtme.