Nita Latifi puth në buzë Elvisin (VIDEO)

Mbrëmë, banorët (Nita Latifi dhe Elvis Pupa) e shtëpis më të famshme në Shqipëri, Big Brother Vip Albania, shijuan shumë një Pyjama Party të organizuar nga Vëllai i Madh.

Ata luanin me dënimet e vendosura në një rulotë të madhe në dhomën e ndjenjës. Nëse këta banorë refuzonin të kryenin dënimin që u kishte rënë, do të pinin shots, shkruan Teleshkronja Post.

Nita Latifi ra në dënimin për të puthtur në buzë personin në të djathtën e saj, Elvis Pupa. Kjo situatë e vë në siklet Elvis Pupën, por Luiz Ejlli kthehet për t’i ngushëlluar dhe i thotë:

“Nëse të ngushëllon, unë kam puthur Oltën”, ndërkohë Qetsor Ferrunaj ia pret: “Unë Sabianin”.

Lexo: E papritur/ Bled Mane puth në buzë Ina Kollçakun [VIDEO]

Edhe pse Nita ishte në dyshim, tha se do të pinin një shots. Megjithatë, Luizi këmbënguli që ajo dënim ishte një puthje skenike dhe kjo ndodhi midis tyre dy.