Një vit nga zhdukja e Ervis Martinaj, foto e pa publikuar më parë (PAMJE)

Saktësisht me datën 9 gusht të vitit të kaluar, shënon fiks një vit nga zhdukja e mistershme e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Një vit më parë, Martinaj, i cilësuar ndryshe si bosi i lojërave të fatit, humbi kontaktet me familjarët e tij, ku vetëm një ditë më vonë më 10 gusht 2022, xhaxhai i tij Faik Martinaj do të denonconte në polici zhdukjen e nipit.

Edhe pse ka kaluar një vit nga zhdukja, autoritetet ligbatuese ende nuk mund të japin një përgjigje nëse Ervis Martinaj është gjallë apo jo.

Sakaq, në këtë 1 vjetor të zhdukjes së tij është publikuar dhe një foto tjetër e të shumëkërkuarit nga policia, e cila nuk ka qarkulluar më parë në media.

Martinaj shihet në foto me peshqir plazhi në një varkë, ku duket se sapo ka dalë nga uji.

, Teleshkronja Post

Euronews Albania nuk mund të verikojë dot nëse kjo foto është bërë para apo pas denoncimit për zhdukjen e tij. Lexo edhe: Luiz Ejlli mik me “mbretin e lojrave të fatit” Ervis Martinaj ?

Ngjarja e mistershme ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, ku ka teori se ai mund të jetë ekzekutuar me shumë profesionalizëm, ashtu sikurse ka dhe të tjerë që mendojnë se mund të jetë një inskenim për të nisur një jetë të re.

Megjithatë nga ana e organeve ligjzbatuese nuk kemi ende një përgjigje përfundimtare se çfarë mund të ketë ndodhur me personazhin e njohur të botës së krimit.