Nuk ndalet Getinjo, tregon telefonatën e Xhulit para hyrjes në BBVK (VIDEO)

Vivi dhe Juliana kanë patur ngacmime që në fillimin e Big Brother ku banorët aludonin se shkak ishte Geti, por pasi këto ngacmime vazhdojnë ende, Geti ka vendosur të reagojë.

Ai ka publikuar në Instagram një bisedë me Julianën ku ajo e ftonte për kafe dhe ai nuk i kthente përgjigje para se ata të futeshin në BB VIP Kosova, e përbri ka shkruar:

Kjo e nguc Vivin për shkak meje se vetëm missed call ka qenë tek unë!

Por duket se është bërë pishman dhe e ka fshirë këtë postim, megjithatë atë e ka postuar Kryefjala.com.

, Teleshkronja Post

Shiko videon e plotë: https://streamable.com/e/vzlbbb./TeleshkronjaPost/