Olta Gixhari për Luizin dhe Kiaran: Nuk e kanë të gjatë

Olta Gixhari foli për herë të parë për propozimin për martesë që Luizi i bëri Kiarës mbrëmjen e të shtunës. E ftuar sot në “Wake up”, aktorja tha se kjo skenë nuk i bëri aspak përshtypje pasi e priste.

Por gjithashtu tha se i qëndron mendimit të saj se çifti nuk e ka të gjatë jashtë Big Brother. Kjo pasi sipas saj nuk kanë kimi, transmeton Teleshkronja Post.

Ja se qfarë deklaroi aktorja Olta Gixhari rreth çiftit Luiz & Kiara:

“E kam thënë aty brenda që ata nuk kanë kimi bashkë dhe nuk e kanë të gjatë. Vazhdoj të jem me të njëjtin mendim. Kjo skena nuk më bëri përshtypje. Nuk u emocionova sepse është diçka që Luizi e ka thënë për muaj të tërë. Nuk është diçka që erdhi nga hiçi. Ai ia ka thënë Kiarës të shoh si nënën e fëmijëve të mi, dua të martohem me ty, ti je gruaja e jetës sime,” u shpreh Olta.

Ma ka thënë dhe mua që do vijë momenti do i ulem në gjunjë. Prandaj nuk më erdhi si diçka e papritur. Mendoj që e papritur ka qenë për Kiarën duke qenë se bëri atë lojën sikur ishte mërzitur. Nuk më erdhi natyrale ta komentoja, asgjë sepse ishte diçka që dihej që do ndodhte”, tha Olta.

Olta është treguar skeptike rreth lidhjes së tyre qysh kur ishin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 2” duke e përmendur disa herë madje edhe në PRIME.

Mbetët të shihet nëse Olta ka të drejtë. Lidhje me çifitin para pak ditësh edhe Kristi ishte deklaruar ata po shkojnë drejtë ndarjes. / TeleshkronjaPost.com