Olta kapet me Luizin: E dija që Ilir Shaqiri do të të thoshte diçka nga jashtë

Olta dhe Luizi vijojnë të kapen me njëri-tjetrin duke mos i lënë ironitë.

Futja e Ilir Shaqirit në shtëpinë e Big Brother ka ngjallur debat lidhur me fituesin e këtij edicioni, transmeton Teleshkronja Post.

Olta nuk i ndali ironitë pasi Iliri tha me humor se ndoshta këtë radhë kush u fut i fundit në shtëpi ai e fiton.

“O fituesi i Big Brother, kupën do të ta japë ai që e mori vjet,” tha Olta.

“Nuk merrem me ty,” u përgjigj Luizi.

E dija që Iliri do thoshte diçka nga jashtë, e dija,” tha Olta./TeleshkronjaPost/