Oltës nuk i del inati: “Luizi më nxorri Armaldon, unë do i nxjerr Kiarën”

Maestro pas më shumë se 80 ditësh, u eliminua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP”. Olta u bë keq nga largimi i tij dhe fajësoi Luizin pasi ishte ai shkaktari i nominimit të tij.

Pas spektaklit, gjatë një bisede me Qetsorin, Olta ka thënë se do të hakmerret ndaj Luizit dhe do t’i nxjerrë nga shtëpia Kiarën.

“Ai më nxorri Armaldon, unë do i nxjerr Kiarën. Do përpiqem shumë”, ka thënë ajo.

Dy çiftet Kiara-Olta dhe Kristi-Qetsori do zgjedhen nga publiku se kush shkon nominim kokë më kokë./TeleshkronjaPost.com/