Partia Lista Serbe shpallë tre ditë zie për terroristët serbë të vrarë në veri
Lista Serbe ka deklaruar tri ditë zie për vdekjen e tre sulmuesve serbë të cilët u vranë në Banjskë pasi sulmuan Policinë e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Lista Serbe e ka quajtur ngjarjen tragjike.
Sipas njoftimit, “në mjediset serbe në territorin e Kosovës do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese të organizuara nga organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale dhe flamujt e Republikës së Serbisë në të gjitha institucionet do të ulen në gjysmështizë”.
“Në emër të Listës Serbe dhe popullit serb nga Kosova.M, i shprehim ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, ka thënë LS-ja.
Postimi i plotë me pamje :