Pas dronit, Kejvina bën një tjetër gjest të veçantë për Luizin [FOTO]

Ish-banorja e BB, Kejvina, e cila u eliminua nga “Big Brother VIP” pas shpullës që i dha Luizit, për të cilën është penduar dhe ka kërkuar falje, përcjellë teleshkronjapost.com.

Pak kohë më parë ajo deklaroi se këngëtari ishte treguar i vërtetë me të nga dita e parë dhe deri në të fundit në shtëpi.

Kejvina e cilësoi si mik dhe së fundmi ka bërë një tjetër dedikim për të. Modelja ka publikuar foton e një luani në Instastory duke e shoqëruar me shkronjën “L”.

Kujtojmë se pak javë më parë ajo i dërgoi dhe dron brenda “Big Brother VIP” ku thuhej “Të kam xhan dhe ti e di”./TeleshkronjaPost/

, Teleshkronja Post