Pas Ermionës, Eva Alikaj përjashtohet nga Big Brother VIP, ja çfarë ndodhi me Luizin [VIDEO]

Pas Ermionës një tjetër banore është përjashtuar nga “Big Brother VIP”. Bëhet fjalë për aktoren e Eva Alikaj, transmeton Teleshkronja Post.

Eva pati një debat me Kristin dhe ngritja e toneve zgjoi Luizin nga gjumi. Këngëtari nuk e priti aspak mirë dhe i tha Evës se nuk e lërë të flejë në darkë pasi do bëjë muhabet me zë të lartë.

Nisur nga kjo, aktorja shpërtheu keq ndaj Luizit. “Nuk keni shans. Bëj muhabet ti, kur ta hash këtë (mikrofonin) kokës. Ia çaj kafkën të ma bëjë kastile. Ju doni të më luftoni mua. S’keni shans. Nuk ka as djali im. Dinjitetin, krenarinë…as i dashuri im, as djali im”, tha ajo mes lotësh.

Pikërisht kërcënimi “ta çaj kafkën” ka sjellë përjashtimin e saj./TeleshkronjaPost/