Pasi e puthi Jori Dellin, Ronaldo Sharka i bën kërkesën e papritur modeles

I eleminuari nga Big Brother Albania, Ronaldo Sharka, dhe Jori janë parë shumë të afërt me njëri-tjerin teksa Jori po qëndronte në shtrat.

Modelja bukuroshe-Jori i ka kërkuar Ronaldos që t’i bëjë masazh, por ky i fundit pati një kërkesë për të, njofton Teleshkronja Post.

Ronaldo e ka pyetur Jorin: A do të dalim jashtë të dy, ta lëmë lojën?

Fillimisht Jori nuk e ka marrë seriozisht kërkesën e Ronaldos, por ky i fundit është treguar i prerë dhe serioz.

ronaldo sharka, Teleshkronja Post

Ronaldo edhe pasi doli nga shtëpia e BigBrotherAlbania 2, i tregoj Arbana Osmanit se si i tha Kiaras se Jori duket shumë e bukur.

Ndërsa, Kiara Tito, sipas Ronaldos, shfaqi xhelozi ndaj modeles shqiptare Jori Delli, pasi e komentoj minimalisht bukurinë e saj.

Jori dhe Luizi kishin shumë momente të bukura së bashku në Big Brother VIP Albania 2, dhe kjo mund të ketë sjellë mendime xhelozie ndaj Jorit nga Kiara.
/TeleshkronjaPost.com/