Pasi kritikoi Arbërin dhe Zhaklinën, e papritura i ndodhë Arjan Konomit

Opinionisti Arjan Konomi është bërë i njohur së fundmi me kritikat e tij kundër opinionistëve të Big Brother VIP. Ai i ka vlerësuar Arbër Hajdarin dhe Zhaklin Lekatarin si opinionistë me nivel të ulët mediokër në debatet e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu shqetësimin e tij për nivelin e diskutimit të tyre, duke i krahasuar ata me njerëz të rëndomtë që diskutojnë në një lokal periferie dhe bëjnë debate të vulgara, duke kthyer çdo temë në një spektakël të hidhur.

Gjatë fundjavës, është spekuluar se kontrata e Konomit me televizionin Top Channel ka dalë nga dora, ndërkohë që arsyet nuk janë ende të qarta.

Disa zëra thonë se shkak mund të jenë deklaratat e tij kritike për dy kolegët e tij në Big Brother VIP, shkruan TeleshkronjaPost.

Arjan Konomi ka qenë pjesë e programit “Përputhen” në rolin e opinionistit që nga viti 2020, por në javët e fundit ka munguar nga programi. Në vend të kësaj, ai është shfaqur në rrjetet sociale duke bërë postime dhe duke njoftuar se ka marrë rrugë drejt Suedisë për arsye personale.

Kritikat e tij kanë nxitur diskutime të ndryshme në median dhe në opinionin publik, me disa që e mbështesin dhe disa që e kundërshtojnë.

Megjithatë, nuk ka ende një konfirmim zyrtar për arsyet e shkarkimit të tij nga Top Channel dhe nëse kjo do të ndikojë në angazhimet e tij të ardhshme në televizion.

, Teleshkronja Post