Po vjen banorja më e re e Big Brother Albania! Të gjithë e njihni [VIDEO]
![Po vjen banorja më e re e Big Brother Albania! Të gjithë e njihni [VIDEO] 1 Post - Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/po-vjen-banorja-me-e-re-e-big-brother-albania-te-gjithe-e-njihni-video/](https://teleshkronjapost.com/wp-content/uploads/2023/02/Big-Brother-albania.jpg)
Ju kujtohet Elsa, personazhi i famshëm i komedisë teatrale më të njohur në Shqipëri, “Pallati 176”?
Eva Alikaj, aktorja tashmë 62 vjeçe, pritet që këtë të martë të futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, edicioni i dytë, transmeton Teleshkronja Post.
Jo më kot, ditët e fundit banorëve u është kërkuar të mësojnë përmendësh pasazhe nga batutat e komedisë më të ndjekur shqiptare të të gjitha kohërave.
![Po vjen banorja më e re e Big Brother Albania! Të gjithë e njihni [VIDEO] 2 Post - Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/po-vjen-banorja-me-e-re-e-big-brother-albania-te-gjithe-e-njihni-video/](https://teleshkronjapost.com/wp-content/uploads/2023/02/FB_IMG_1676928361671.jpg)
Eva Alikaj aktualisht jeton në Vjenë të Austrisë.
Ajo shprehur më parë se e ka menduar që të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.
“Unë në fakt kisha ndërmend të futesha. Paçka se [më thanë që të mos futesha] unë bëj atë që më thotë mendja ime,” ka thënë Alikaj në një intervistë për “Goca & Gra”.
Ajo shtoi se në të tilla formate “duhet të jesh vetvetja dhe po fitove, të fitosh për atë që je si njeri dhe jo si artist”./TeleshkronjaPost/