Profesori i gjuhës shqipe: Luizi po ia kthen shkëlqimin…

Luiz Ejlli është ndër personazhet më të komentuar të momentit në mbarë trojet shqiptare, ai poashtu ka thyer cdo rekord shikueshmërie në historinë e Big Brother në Shqipëri.

I njejti po shihet e cilësohet si fitues i këtij edicioni pasi i njejti po gëzon mbështetjen e të gjithë shqiptarvë gjithandej, i dal shumë herë në nominim ai ka dal më i votuari për të qëndruar në shtëpi, shkruan InfoKosova.

I njejti ka bërë për vete shqiptarët ngado që janë por një profesori të gjuhës shqipe i ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë dialekti gegë që e flet Luizi.

Profesori llapjan Abdullah Blakçori në një shkrim në rrjetin social Facebook ndër të tjera tha së Luizi i ka dhënë shkëlqim dialektit gegë.

Postimi i tij i plotë në rrjetin social Facebook:

SUPER GEGËRISHTJA E LUIZT

Ajo çfarë më ka impresionuar më së shumti,deri më tash tek BIG BROTHER ALBANIA është performanca e jashtëzakonshme e banorit më të fortë të kësaj shtëpie,LUIZIT,i cili po shquhet me lojë të shkëlqyer ,falë profesionalizmit të veçantë që e ka si artist dhe tipareve më pozitive që i posedon personaliteti i Tij i veçantë.

Por,ajo çfarë më ka bërë më së shumti përshtypje gjatë lojës së Tij të shkëlqyer është gjuha e Tij,të shprehurit e Tij,pra gegërishtja e Tij e kulluar,e cila artikulohet aq bukur me një gamë fjalësh të pasura ,me një sintaksë perfekte.

Dialektet janë pasuria më e madhe e një gjuhe,janë gurra e pashtershme e gjuhës standarde,andaj gegërishtes paksa të nëpërkëmbur e të injoruar,LUIZI,po ia kthen shkëlqimin në mënyrën më të mirë.