Projekti filmik / Del fotoja e parë e Luizit dhe Oltes si partner

Dyshja më e famshme e Big Brother VIP Albania 2 dëshmuan se kishin kimi mes vete dhe e kuptonin mirë njëri tjetrin, tani edhe pas përfundimit të spektaklit do ta vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

Siç ishte paralajmëruar në mediat rozë dhe disa deklarata e informacione të publikuara, Luizi dhe Olta janë bërë bashkë për një projekt filmik.

Duket se xhirimet e filmit kanë nisur teksa ishte Luizi ai I cili ndau një foto ku shihen duke e lexuar skenarin, njofton TeleshkronjaPost.

Pavarësisht se pas spektaklit kishin pasur disa mospajtime dhe ‘kunja’ me njëri-tjetrin, ata kanë lënë prapa ato thumbime dhe do bashkëpunojnë në këtë projekt.

Në këtë film, dyshja e famshme do të jenë çift ndërsa siç raportohej në media, Kiara do të jetë vjehrra.

Kjo është foto e publikuar në Instagram nga shkodrani Luiz Ejlli:

, Teleshkronja Post