‘Pseudo-opinionistë’, Arjan Konomi i ashpër me Arbrin dhe Zhakun

Spektakli i së martës në Big Brother VIP solli shumë debate jo vetëm mes banorëve, por edhe mes opinionistëve dhe ish-konkurrenteve të këtij programi.

Arbër Hajdari e Zhaklina Lekatari patën një përplasje të fortë me Efin dhe Ronaldon, pas një klipi të publikuar nga Vëllai i Madh për Kiarën.

Për këtë ka reaguar së fundmi edhe opinionisti i njohur Arian Konomi, i cili ka qenë edhe opinionisti i parë i Big Brother rreth 15 vite më parë. Ariani shkruan se opinionisti zgjidhej në bazë të përvojës së tij në media, ndërsa sot ata nuk kanë eksperiencë dhe i quan ‘pseudo-opinionistë’.

“15 vite më parë. Opinionisti zgjidhej në bazë të një përvojë profesionale në media dhe jo rastësisht. Po opinionistët që shohim sot ekraneve televizive nga vijnë? Çfarë kanë bërë në media? Cila është CV e tyre? Çfarë eksperience të mëparshme kanë? Si mund të lihen programe me audiencë rekord në dorën e pseudo-opinionistëve anonimë? Impakti i madh publik kërkon tepër profesionalizëm…sa keq që ndodh e kundërta!!!”, shkruan Konomi.

, Teleshkronja Post