Qau për të, Luiz Ejlli surprizon fansen e tij të zjarrtë

Këngëtari shkodran ka mijëra fansa të zjarrtë nga të gjitha viset shqiptare, por Luiz Ejlli ka surprizuar fansen e tij të zjarrtë të quajtur Kristina, e cila jeton në Greqi.

Ajo rrinte çdo ditë para televizorit duke shikuar Luizin dhe madje në një video të bërë nga të afërmit e saj shihet duke qarë dhe me shumë emocione, transmeton TeleshkronjaPost.

Ajo e duke thënë “i fike dritat Luiz na le pa parë, gjynah se e kishim si fëmijën tonë”.

Luizi e ka telefonuar Kristinën dhe i ka premtuar se do e takojë sapo t’i jepet mundësia që të shkojë në Greqi.

“Dashuria që marr nga ju është më e madhe seç mund ta kisha menduar. Kisha edhe unë po aq emocione sa Zonja Kristina (të cilën sot e njihni të gjithë), prandaj këto emocione të bukura nga kjo telefonatë surprizë, doja t’i ndaja me të gjithë ju. Faleminderit nga zemra”, shkruan Luizi.

Ky është postimi i Luizit në Instagramit e tij personal: