Qetsori: “E ke pyetur Kiarën kush jam unë?” || Luizi i kthehët ashpër: “Kush je ti mo?”

Luizi Ejlli është kthyer në kundërshtarin më të fortë për Qetsorin, të cilët herë pas here kanë pasur përplasje dhe debate me njëri-tjetrin, njofton TeleshkronjaPost.

Në një debat diitën e sotme Qetsori i tha Luizit se ka për të thyer rekord botëror dhe se ka për ta fituar ai këtë edicion të Big Brother dhe edicionin e ardhshëm.

Ai madje përmendi edhe njëherë faktin që Luizi nuk është lojtar i fortë dhe se ka për të dalë nga Big Brother, njofton TeleshkronjaPost.

Qetsori i tha Luizit se atij i ka hipur vetja në qejf dhe se kur ndodh kjo gjë, është problem.

Fragmente nga biseda:

Luizi: Provoje edhe njëherë te treshi se në kohë je

Qetsori: Unë do provoj shumë gjëra

Luzi: Mbarë e mirë t’u priftë

Qetsori: Priftin nuk e bën dot me mua

Luizi: Mbarë e mirë t’u priftë thashë

Luizi: Do e shohësh ti si do fitosh, sapo të dalësh në nominim me mua dhe me një tjetër dhe fillon bën valixhet

Qetsori: Akoma të rren mendja se je tip i fortë ëë?

Luizi: Shumë, aq sa nuk ta merr mendje

Qetsori: Ty të ka hyrë vetja në qejf

Luizi: Më ka hyrë dhe po e shijoj

Qetsori: Pyete Kiarën, të ka thënë Kiara kush jamë unë?

Luizi: Kush je ti?! Kush je ti mo? Me pyet Kiarën kush je ti? Po ç’më duhet mua. Mua s’më intereson hiç ti.

Qetsori madje debatoi edhe me Armaldon, duke i thënë atij që kur të debatoi të qëndrojë aty e të mos largohet. Ai i tha Maestros se nuk ka pse ndërpret biseda. / TeleshkronjaPost.com /