Rast i rëndë për familjen Gjeli, ndërron jetë 19 vjeçari nga Drenasi (FOTO)

Një lajm aspak i mirë. Ashtu siq raporton Gazeta Sinjali për një aksi.dent trafiku në rrugën Drenas- Skenderaj, ku dy persona pësuan lëndime të rënda dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Fatkeqësisht, njëri prej tyre ka humbur jetën, thonë burimet nga Emergjenca.

Gjithnjë siq shkruan Sinjali, mësohet se bëhet fjalë për Andrit Gjelin, 19-vjeçar nga Drenasi i cili nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë, transmeton TeleshkronjaPost.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe familja përmes rrjeteve sociale:

Humbja e tij u konfirmua nga ekipi mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse.

Sipas informacioneve të para, Gjeli ishte duke lëvizur me veturën e tij kur dyshohet se u godit nga një veturë tjetër dhe për pasojë mori plagë të rënda.

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin është H.M., ndaj të cilit pritet të merren veprimet e nevojshme nga Policia.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë për një konfirmim zyrtar, por akoma nuk ka marrë përgjigje.

Lajmi është në përditësim dhe do kemi informacione shtesë rreth këtij lajmi./TeleshkronjaPost/

, Teleshkronja Post