Real Madrid vs Barcelona LIVE – Copa Del Rey

Sonte do të luhet përballja e zjarrtë në mes rivalëve të përhershëm, Real Madridit vs Barcelona për gjysmëfinalen e Copa Del Rey.

“El Clasico” nis nga ora 21:00 dhe do të jetë loja e parë gjysmëfinale në “Copa del Rey”.

Los Blancos” kaluan në këtë fazë pasi e mposhtën në çerekfinale rivalin e tyre lokal Atletico Madridin me rezultat 3:1, transmeton TeleshkronjaPost.

Derisa katalunasit e mposhtën Real Sociedadin me rezultat minimal 1:0.

Skuadra e Carlo Ancelottit është në kërkim të trofeut të mbretit të cilin s’e ka fituar që nga edicioni 2013/2014.

Mbetet të shihet se kush do të jetë fituesi i kësaj ndeshje e cila pritet të jetë spektakolare. Ndeshjen e El Classico, Real Madrid vs Barcelona LIVE mund ta ndiqni në këtë artikull, LIVE do të publikohet pak para ndeshjes.

Pyetja e parë (dhe cila është më e spikatura) është nëse Toni Kroos dhe Luka Modric do të startojnë kundër Barçës. Ai vetë shpjegoi se “mund të jetë” të jetë pa të dy në formacion.

Courtois do të jetë portieri titullar, pavarësisht se është Kupa e Mbretit, pasi ai e ka lënë Lunin në plan të dytë dhe do të mbetet i tillë deri në fund të kompeticionit. Në mbrojtje, pak dyshime dhe pak variacione: Carvajal, Militao, Rüdiger dhe Nacho do të luajnë.

, Teleshkronja Post

Në qendër të fushës ka dyshime nëse do të filloj pa Kroos, Modric, asnjërin apo të dytë. Ne kemi vënë bast për të dy në njëmbëdhjetëshen startuese dhe të shoqëruar nga Aurélien Tchouaméni.

Në fazën e sulmit treshja Benzema, Vinicius & Valverde.

Dyshimi i dytë është nëse Rodrygo do të luaj sonte pasi ai duket që është rikuperuar dhe është ftuar për ndeshjen e sotme.

Në anën tjetër, ekipi i Xavit ishte në një formë të lartë me 18 ndeshje pa humbje, deri para eliminimit nga Manchester Unitedi në Ligën e Evropës dhe humbja e fundit në La Liga nga Almeria, kështu që do të tentoj të rikthej formën dhe rezultatet pozitive.

FORMACIONET E MUNDSHEME Real Madrid – FC Barcelona :

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Tchouaméni, Kroos dhe Modric; Valverde, Benzema dhe Vinicius Junior.

Barcelona: Ter Stegen; Araujo, Kounde, Christensen, Balde; Busquets, De Jong, Sergi Roberto; Raphinha, Gavi, Ferran Torres; /TeleshkronjaPost/

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho, Kross, Modriq, Camavinga, Valverde, Vinicius dhe Benzema.

Barcelona: Ter Stegen Balde, Alonso, Kounde, Araujo, Kessie, Busquets, de Jong, Gavi, Torres, Raphina.

Mbetet të shihet se kush do të jetë fituesi i kësaj ndeshje e cila pritet të jetë spektakolare. Ndeshjen e El Classico, Real Madrid vs Barcelona LIVE mund ta ndiqni në këtë artikull, LIVE do të publikohet pak para ndeshjes. Shikoje LIVE më poshtë:

Linku 1 , Linku 2 , Linku 3