Robin Haxhi Krasniqi vs Timur Nikarkoev LIVE

Boksieri nga Kosova Haxhi Kransiqi sot do të ngjitet përsëri në ring. I njohur ndryshe edhe si Robin Krasniqi, do të përballet me boksierin nga belgjika, Timur Nikarkhoev, në Mynih të Gjermanisë.

Para duelit kryesor, do të boksojnë edhe dy boksierë tjerë kosovar, Shefat Isufi do të garojë për titullin WBF në kategorinë gjysmë të rëndë, ndërsa Musa Avdimetaj, apo siç njihet me emrin James Kraft, do të garojë për titullin WBC Internacional.

Të gjitha këto përballje do të transmetohen në platfornën Artmotion, në kanalin Sport1 dhe Klan Kosova më fillim nga ora 20:30.

Gjithashtu edhe këtu në webfaqen tonë www.teleshkronjapost.com mund ta shikoni LIVE meçin me video HD ose Vegeza nga ora 20:30./TeleshkronjaPost/

Robin Haxhi Krasniqi vs Timur Nikarkoev LIVE :

- Teleshkronja Post https://teleshkronjapost.com/robin-haxhi-krasniqi-vs-timur-nikarkoev-live/
Robin Krasniqi

Boksieri Robin Haxhi Krasniqi, do që të jetë edhe njëherë kampion i botës.

Kështu deklaroi Krasniqi, në një intervistë për Klan Kosova, ku foli edhe për ndeshjen e sotme, ku tha që pret një fitore të madhe.

“Besoj që kam një karrierë të gjatë dhe gjithë kjo u kanë një shkollë një mësim tash e pas kam çka me tregu, dua me kanë edhe njëherë patjetër kampion i botës”.

“Një mbrëmje shumë e madhe dhe realizim i madh, dhe normalisht që përgjegjësia që rritet por unë kam bërë gjithçka që duhet me bo në stërvitje, disiplina ka qenë gjithmonë veç edhe ma shumë, në çdo përgatitje mundohem që t’i thyej rekordet e përgatitjeve të kaluara, shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë. Besoj në mundim tim, djersën time, besoj se sot, do të triumfojmë me një fitore të madhe”, ka thënë Krasniqi, për Klan Kosova.

Haxhi Krasniqi ka treguar se ky vit i gjysmë pa zhvilluar ndeshje, ka qenë i mërzitshëm për të.

“Një vit e gjysmë, ka qenë e nevojshme, e mërzitshme pas ndeshjes së kaluar, kur njeri punon 17 vjet, me ta vjedh punën dhe titullin e boksi – kam qenë i mërzitur, kam vendosur që të mos jetoj në të kaluarën me vazhdu përpara, koha është shumë e shtrenjtë, sidomos unë e shfrytëzojë cdo sekondë, për mua çdo sekondë është i arit, këtë vit e gjysmë e kam shfrytëzuar, me ka ardh djali, më ka ardhur martesa, mbi të gjitha është familja”.

Ai beson se për titullin e botës ka gjasa që mund të luftojë për të gjatë këtij viti.

“Shpresoj se edhe këtë vit të ndodhë, rastet janë shumë të mira, sidomos versioni i IBO, e ndiejnë se e kanë një borxh ndaj meje. Kështu besoj se mundësia do të jetë shumë e shpejtë”.

Boksieri nga Kosova, në fund potencoi se është kënaqësi për të kur sheh interesim të madh nga popolli nga vjen.

“Kënaqësi e madhe, kur mbështetja dhe interesimi i popullit tim është kaq e madhe, e vlerësoj shumë, dhe jam shumë mirënjohës e falënderues. Suksesi im është kanë jem kur i kam njerëzit e mi pas meje. Sukseset e mia ia kam dedikuar gjithmonë vendit tim, besoj se edhe kjo natë do të jetë brilante, shpresoj se do ta festojmë me një fitore të madhe dhe të shkojmë në Kosovë të hamë ndonjë send”.

Robin Krasniqi ka 51 fitore dhe 7 humbje në karrierë. Dhe së fundi ka boksuar me 9 tetor 2021, ku ka humbur nga Dominick Bozell. /TeleshkronjaPost/

Robin Haxhi Krasniqi rikthehet në ring me një fitore të madhe [VIDEO]