Ronaldo “UJK I VJETËR” – gol në fundin e ndeshjes, siguron një pikë Al-Nassr

Transferimi më i ri i AL Nassr, Cristiano Ronaldo e hapi sot llogarinë e tij të golave në Ligën Profesionale Saudite, shkruan Teleshkronja Post.

Sulmuesi portugez shënoi në ndeshjen që Al-Nassr e luajti sot në udhëtim kundër Al-Fateh, në kuadër të javës së 15-të, shkruan Gazeta Express.

Ronaldo shënoi në fundin e ndeshjes (90+3’) nga pika e penalltisë, për t’ia siguruar kështu një pikë skuadrës së tij.

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Prince Abdullah bin Jalawi” përfundoi me rezultatin 2:2.Për Al-Nassr goli tjetër u shënua nga Anderson Talisca (42’).

Ndërkaq, Cristian Tello (12’) dhe Sofiane Bendebka (58’) ishin autorët e golave të vendasve.Al-Nassr pas këtij barazimi ka 34 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, me pikë të njëjta me Al-Shabab, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.Al-Fateh renditet në pozitën e gjashtë me 22 pikë.

Goli i CR7 Cristiano Ronaldos: