Rron Gjinovci: Prej sot, kush osht kundër LGBT osht kundër Albin Kurtit 

Aktivisti dhe analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas mbajtjes së Paradës së Krenarisë në Prishtinë nga Komuniteti LGBTQI+, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Rron Gjinovci ka shkruar se nga sot kush është kundër LGBT, është kundër Kurtit.

“Prej sot, kush osht kundër LGBT osht kundër Albin Kurtit.” – ka shkruar Gjinovci.

Nga Parada e Krenarisë, Kurti ka thënë se në mënyrë krenare bënë thirrje për barazi dhe liri, derisa falënderoi të rinjtë për kontributin në shoqëri.

“Ju e dëgjuat sesi në mënyrë krenare bëmë thirrje për barazi dhe liri e aty kur thërrasim për barazi e për liri jam edhe unë si kryeministër sepse Republika jonë demokratike ndryshe nuk ka kuptim. Unë i falënderojë gjithashtu këto të reja dhe të rinj që kanë dhënë kaq shumë kontribut për shoqërinë sepse këta i kanë edhe profesionet e tyre dhe ne duhet t’i pranojmë dhe t’i respektojmë njerëzit ashtu siç janë.” – u shpreh ai.

Kurti e përmendi edhe projektligjin për Kodin Civil, duke premtuar se do të bëjnë maksimumin që të kalojë në parlament, ndonëse një numër i deputetëve të partisë së tij nuk po e përkrahin.

“Ne do të bëjmë maksimumin që Kodi Civil herën e ardhshme të kalojë suksesshëm në parlament. Angazhohuni për të drejtat e të gjithë atyre që përjetojnë diskriminim dhe kërcënime sepse shoqëria dhe shteti matet me ata që janë më të cenuar dhe që duhet t’i mbrojë më së pari.” – ka thënë ai.

, Teleshkronja Post
, Teleshkronja Post