Sabiani shpërthe prapë në Instagram daj Kristit: ‘Çapaçul që luan me disa porta’

Këngëtari Sabiani ka reaguar sërish për lidhjen e Keisit me Kristin. Ai ka bërë një deklaratë në Instastory ku shkruan se nuk lejon askënd të përfitojë nga naiviteti i së bijës dhe ta shfrytëzojë për show.

Artisti shqiptar e vazhdon deklaratën e tij duke e etiketuar Kristin si “çapaçul” që po luan me disa porta, transmeton Teleshkronja Post.

Kjo pasi ndonëse Kristi tha se është ndarë nga e dashura para se të futej në “Big Brother VIP”, kjo e fundit nxorri mbrëmë bisedat me të. Këto biseda u publikuan më pas dhe nga vetë Sabiani.(Lexo bisedat)

“Më kanë ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shume njerëz të cilët presin një reagim nga unë. Për Kejsin nuk jam ai babi tipik shqiptar, përkundrazi më ka pas shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj më e madhe . Por jane disa giëra qe nuk i pranoj! Si fillim nuk lejoj askënd të perfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzoj rastin për show. Së dyti nuk jam kundër dashurisë ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat . Dhe se fundmi nuk mund të dali një ÇAPAÇUL që nuk di pse është futur aty brenda, e të luaj me disa porta. Nuk di te justifikojë as veten e vet”, ka shkruar ai.

, Teleshkronja Post