Sali Berisha ka një mesazh për Kiarën dhe Luizin pas puthjes së shumëpritur

Spo lë kush pa i komentuar: Puthja e shumëpritur mes Kiarës dhe Luizit dhe dasma e improvizuar u kthye “në një festë” për fansat e tyre.

Një urim për ta e ka pasur edhe ish-kryeministri Sali Berisha. I ftuar në “Opinion” mbrëmjen e djeshme ai i uroi çiftit jetë të lumtur.

“A mund t’i themi Kiarës dhe Luizit të trashëgohen dhe jetë të lumtur?!”- tha ai ndërsa i pyetur nëse i ka shkruar letër Luizit vazhdoi: “Jo, secili ka diellin e vet. Unë nuk ndërhy në atë show por një urim për martesën është gjëja më normale”.

Para disa javësh Berisha foli me superlativa për Luizin duke thënë se është mjeshtër në marrëdhëniet publike dhe ka talent të pamohueshëm.

“Është një demokrat i njohur në të gjitha qëllimet e tij, me një energji të pashtershme, siç e dëshmon. Një mjeshtër në marrëdhëniet publike, në fushën e showbizz. Dhe natyrisht ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa me një shpejtësi të jashtëzakonshme” – u shpreh ish-kryeministri disa javë më parë. /TeleshkronjaPost.com/