VIDEO: Protestuesit serbë kapen mes vete në Zveçan

Ndonëse turma është shpërndarë, disa serbë akoma po qëndrojnë përreth objektit të komunës së Zveçanit, aty ku janë stacionuar ushtarë të KFOR-it dhe policë të Kosovës.

Sipas një raportimi nga veriu, televizioni T7 raportoi se protestuesit aty, pra serbët e pranishëm janë konfliktuar mes vete.

Në videon që e ka dërguar ekipi i T7 nga vendi i ngjarjes, shihen serbët që po fjalosën dhe disa të tjerë që po tentojnë t’i ndalin.

Pak më herët në atë zonë janë parë krerët e Listës Serbe, të cilët janë ftuar nga eprorët prezentë të KFOR-it për negociata.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është parë duke i kaluar rrethojat e hekurit të vendosura nga KFOR-i për të hyrë në vendimin e takimit, ku është ftuar.

Numri i ushtarëve të NATO-s është shtuar papritur në qytetin e Zveçanit. / TeleshkronjaPost.com