Serena Sula nxjerr mesazhet me Kristin: Më ftoi në hotel, më thirri me lyer thonjtë (VIDEO)
Serena Sula nuk e ka aspak problem të flasë pa dorashka në intervista dhe kështu ka bërë së fundmi.
E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Serena ka zbuluar mesazhet që i ka dërguar banori i Big Brother VIP, Kristi.
Serena drejtoi telefonin nga gazetari Andi Vrapi dhe ai lexoi se Kristi i kishte shkruar fillimisht modeles këto fjalë: “Hajde bio bio super bio, mos i bëj më të gjatë thonjtë”.
Më pas gazetari u habit kur lexoi mesazhin tjetër: “Ua Kristi e paska ftuar te një hotel”.
“A bëtë gjë?”, e pyeti ai Serenën. “Jo, më thirri me ly thonjtë”, u përgjigj ajo.